Ardian Shala ka një kërkesë për diasporën

Dr.Ardian Shala i cili garon për të parin e komunës së Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosvës, përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga qytetarët e diasporës që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.


“Bashkatdhetarë,
Vëllezër e motra në diasporë,
Qytetarë të komunës së Suharekës me të drejtë vote,

Hapësirë Reklamuese

Diaspora është pjesë jona e pandashme, andaj, votimi dhe vota nga diaspora, i bën mirë dhe ndihmon zhvillimin e komunës.

Sot fillon votimi nga diaspora. Bashkatdhetarë, ju ftoj të votoni, ta përdorni instrumentin demokratik për komunën tonë, Suharekën për të gjithë!

Votoni!

Ndiqni rregullat e votimit dhe kryeni detyrimin tuaj për mirëqenien në Suharekë, barazinë para ligjit, qeverisjen me transparencë dhe llogaridhënie.

Sepse, ne e duam Suharekën për të gjithë. E duam më të mirë, e duam më pranë dëshirave tuaja, komunën më të mirë në Kosovë. Këtë ne mund ta arrijmë. Votoni!”

CATEGORIES
TAGS
Share This