Muharremaj: Në Peqan po rifunksionalizohet rrjeti i ujësjellësit

Banorët e fshatit Peqan me vite të tëra janë ballafaqur me mungesën e ujit të pijës. E tëra kjo për shkak të mosfunksionalizimit të rrjetit të unësjellësit.

Edhe pse disa herë janë bërë investime si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet komunale.

Hapësirë Reklamuese

Kryetari Muharremaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se më në fund pritjes po i vjen fundi, pasi që sipas tij tanimë po rifunksionalizohet rrjeti i unësjellësit, projekt ky i cili është bashkëinvestim me Hidroregjionin Jugor.

Postimi i plotë:
Në Peqan po rifunksionalizohet rrjeti i ujësjellësit, i cili është bashkëinvestim me Hidroregjionin Jugor. 🚧

Puna jonë nuk do të ndalet në shërbim të qytetarëve. ✅

Bali Muharremaj

CATEGORIES
TAGS
Share This