Subvencionimi: Në Kosovë 10 euro për fëmijët, ndërsa 85 euro për krerë të lopëve dhe buallicave

Shkruan: Adil Behramaj
Qeveria e Kosovës më shumë subvencionon bagëtinë se fëmijët.

Përkrahja për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i Qeverisë sonë”, na tha Kurti teksa e manipulonte edhe premtimin e tij zgjedhor për fëmijët dhe lehonat.

Ai kishte premtuar subvencione për fëmijët deri në 16 vjeç. Por, tash i kishte kufizuar ato vetëm për fëmijët deri në dy vjeç, përkatësisht për ata që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021.
Sipas të dhënave zyrtare, mesatarisht i kemi rreth 20 mijë lindje brenda një viti. Për dy vite i kemi rreth 40 mijë fëmijë që do t’i marrin nga 20 euro subvencione. Ndërsa, për gratë e papuna në periudhën e lehonisë, ai premtonte pagë minimale prej 250 euro derisa fëmija i tyre t’i mbushte 6 muaj.

Qysh në fillim i gëlltiti katër muaj, duke subvencionuar vetëm gratë lehona që kanë lindur fëmijë prej 1 gushtit 2021, pra në këta dy muajt e fundit. Pushimi për gratë lehona të punësuara është deri në 9 muaj me pagë të përshkallëzuar.

CATEGORIES
TAGS
Share This