Thaçi dhe të tjerët sot dalin para Speciales

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet sot. 

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale, përcjell Gazeta Sinjali.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit.

CATEGORIES
TAGS
Share This