Sot mbahet mbledhja e qeverisë, votohet për ndryshimin e disa ligjeve
Sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, shkruan Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendit e ditës së kësaj mbledhje, në të cilën do të diskutohen 23 pika.
Bazuar në këtë dokument, kryeministri, Albin Kurti dhe kabineti i tij i ministrave, pritet të votojnë për ndryshimin dhe plotësimin e disa ligjeve.
Në mesin e ligjeve, ndryshimi i të cilave pritet të marrë dritën e gjelbër nga kabineti qeveritar, janë: Ligji për Shëndetin Riprodhues, Ligji për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, Ligji për Kontrollin e Duhanit, Ligji për Transplantimin e Indeve dhe Qelizave, Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë.
Gjatë kësaj mbledhjeje është planifikuar edhe shfuqizimi i vendimit të nënshkruar nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti, më 3 shkurt të këtij viti./GazetaSinjali/