Zekolli viziton stacionin policor për nder të 22 vjetorit të themelimit
Sot kandidati për Kryetar Komune Dr. Sc. Murtez Zekolli, për nder të 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës e vizitoi Stacionin Policor në Suharekë.
Ai i falenderoi për punën e palodhshme që ata bëjnë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, si dhe i falenderoi për kontributin e tyre që nga themelimi.
Ai theksoi se gra e burra të ndershëm janë rreshtuar në Policin e Kosovës, e cila është ndër institucionet më kredibile në vend, dhe si e tillë vlerësohet nga të gjithë.
CATEGORIES Lajme