Ardian Shala viziton njësitin e zjarrfiksëve në Suharekë
Kryetari i degës së LDK në Therandë, kandidat per kryetar te Therandës, Dr.Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar njesinë e zjarrefkësve, me ç’rast ka biseduar me stafin përgjegjës të kësaj njësie.
Pasi dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar kjo njësi, Dr.Ardian Shala, premtoi se me ardhjen ne pushtet pas zgjedheve lokale të tetorit, përkushtimi i tij do të jetë krijimi kushteve me të mira për punë efektive që nënkupton paisje moderne teknike, zgjërim të stafit dhe nje lokacion të ri që do ti plotësonte kushtet per punë më efikase.
Kryetari Shala falenderoi angazhimin e jashtëzakonshem te stafit të njësisë së zjarrfiksëve të Therandës duke e cilësuar këtë angazhim heroik të tyre ne një situatë ekstremisht të rënduar gjatë kësaj vere, kur rajonin e komunës sonë e goditen shume zjarre anembanë teritorit të komunës sonë.
“Ju siguroj se me fitoren e LDK-së nuk do kemi pamje mizerable, kur në mungesë të mjeteve adekuate, shfaqeshin pamje duke tentuar fikjen e zjarreve me mjete tepër primitive rrethanore” premtoi z. Shala.